Parlamenti Europian pritet të miratojë rezolutë për Kosovën!

vovalbania October 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parlamenti Europian pritet të miratojë rezolutë për Kosovën!

Parlamenti Europian (PE) do të dënojë ashpër sulmin e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke e quajtur “terrorist”. Po ashtu do të kërkojë përgjegjësi nga Serbia nëse vërtetohet lidhja e drejtpërdrejtë e Beogradit me ngjarjet e muajit të kaluar që i kushtuan jetën rreshterit Afrim Bunjaku.

Duke marrë parasysh disa propozime të grupeve politike në PE, sot në seancë plenare hidhet në votim një rezolutë që përfshin zhvillimet në veri e dialogun Kosovë-Serbi.

Në dokument përmenden rrethanat që ndikuan në rritjen e tensioneve, nga largimi i serbëve nga institucionet nëntorin e kaluar, bojkotimi i zgjedhjeve vendore të prillit e deri te vendosja e barrikadave apo sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it e gazetarëve në fund të majit, si dhe ngjarjes në Banjskë.

Serbia kritikohet për disa veprime si mungesa e distancimit të qartë nga sulmi, vlerësimi i pjesëtarëve të grupit të armatosur të serbëve që kryen sulmin dhe shpalljen e ditës së zisë për tre agresorët serbë që u vranë.

Përmes rezolutës së PE-së, Kosovës dhe Serbisë iu bëhet thirrje të veprojnë në uljen e tensioneve, të përmbahen nga retorika apo veprimet që mund t’i rrisin e të veprojnë në zbardhjen e të gjitha fakteve lidhur me sulmin në Banjskë.

Ndër të tjera, Komisionit Europian dhe Këshillit të BE-së iu bëhet ftesë të ndërmarrin masa ndaj qeverisë serbe nëse hetimet tregojnë lidhje të drejtpërdrejtë të Serbisë me sulmin në Banjskë ose nëse autoritetet e Beogradit nuk do të tregojnë vullnet për bashkëpunim të plotë në procesin e hetimeve.

PE-ja dënon edhe rritjen e pranisë së ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën e nga Serbia kërkon të përmbahet nga mbështetja e çdo grupi terrorist në veri. Po ashtu, kritikohet ajo që cilësohet “gjuhë e ashpër nxitëse” që përdoret në Serbi për Kosovën dhe shqiptarët e që sipas eurodeputetëve nxit tensionet.

Rezoluta bën ftesë për një rol më pro-aktiv të BE-së në dialogun për normalizimin e raporteve, që Kosova dhe Serbia të zbatojnë të gjitha pikat e Marrëveshjes drejt normalizimit

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE