Tiranë, vazhdon protesta e banorëve të fshatit Bërxullë për pronat që ua merr rruga e re!

vovalbania November 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tiranë, vazhdon protesta e banorëve të fshatit Bërxullë për pronat që ua merr rruga e re!

Vazhdon protesta e banorëve në fshatin Bërxullë të Tiranës. Protestuesit që mblidhen prej disa ditësh denoncojnë atë që e cilësojnë “grabitje që u bëhet tokave ku kalon rruga e re Thumanë-Kashar”, tashmë e dhënë me koncension. Ndërkaq, hedhin akuza se shteti po kërkon t’iu grabisë tokat.

Pas protestës në fshat ku u përpoqën të bllokonin rrugën që të çon për në Rinas duke mos lejuar hyrjen e fadromave, sot ata janë mbledhur para godinës së Ministrisë së Infrastrukturës. Banorët kanë bërë të qartë se janë pro ndërtimit të rrugës së re, por apelojnë që tokat e tyre të shpronësohen sipas tregut e të bëhet transparencë për projektin.

Ne jemi pro ndërtimit të rrugës, por është duke u shkelur ligji. Ne jemi pronarë të tokave, nuk jemi fare të njoftuar dhe nuk ka asnjë lloj leje ndërtimi. Na bëjnë presione, mashtrojnë me çmime qesharake. Policia po ndihmon firmën hajdute që ndërton mbi tokat tona.

Nuk ka transparencë, ne nuk dimë as projektin, nuk ka as konsultim me banorët. Nuk arrij ta kuptoj si një firmë merr vetëm miratimin e projektit dhe del në rrugë e ndërton.

Ne jemi prezantuar me shkresa zyrtare. Unë nuk e di kush e autorizon firmën që të zbresë në terren. Kuptohet që është direkt nga Ministria e Infrastrukturës.

Nuk do ta lejojmë firmën të zhvillojë aktivitetin. Ne nuk e dorëzojmë tokën se e kemi tonën me ligj. Shteti po kërkon të na grabisë tokën tonë.

Unë do e mbroj sipas ligjit dhe Kushtetutës. Të paraqiten me leje ndërtime, të më shpronësojnë tokën dhe shtëpinë sipas vlerës së tregut. Leja e ndërtimit aty del mbi pronën time. 40 vite e gjithë djersa, mundi dhe pasuria ime është aty.

Por, edhe pse protestojnë prej ditësh, banorët e fshatit Bërxullë të Tiranës ende nuk kanë marrë një përgjigje nga autoritetet përkatëse.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49605 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE