SHBA, uragani Nicole godet Floridan/Rrëshqitje dherash!

vovalbania November 10, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
SHBA, uragani Nicole godet Floridan/Rrëshqitje dherash!

Uragani Nicole sot shkaktoi rrëshqitje dheu përgjatë bregdetit në lindje të Floridës, në Shtetet e Bashkuara. Përmes erërave të fuqishme dhe reshjeve të mëdha të shiut, stuhia ka shkaktuar dëme në një pjesë të madhe të Floridës. Uragani i rrallë i nëntorit i ka shtyrë zyrtarët të mbyllin aeroportet e parqet, si dhe të urdhërojnë evakuimin e banorëve nga disa zona, përfshirë resortin e ish-presidentit Donald Trump, Mar-a-Lago.

Autoritetet paralajmëruan se ngritja e nivelit të ujit të detit nga uragani mund të shkatërrojë edhe më shumë plazhe që kanë mbetur të dëmtuara nga uragani Ian në shtator. Kjo stuhi parashikohet të kalojë edhe në Xhorxhia, Karolinën e Jugut e të Veriut, duke shkaktuar reshje intensive shiu.

Nicole klasifikohet si stuhi e kategorisë së parë, me shpejtësi maksimale të erës prej 120 kilometrash në orë. Këtë e bën të ditur Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA. Erërat e fuqishme të stuhisë tropikale u përhapën deri në 780 kilometra larg epiqendrës në disa drejtime. Epiqendra e uraganit Nicole sot pritet të lëvizë në qendër e veri të Floridës dhe pastaj në pjesën jugore, ndërsa nesër në dy Karolinat.

Përmbytjet nuk përjashtohen pati pritet edhe ngritje e nivelit të ujit në lumin St. Johns në Florida. Gjatë ditëve të ardhshme, Nicole do të ketë ndikim në bregdetin lindor të Floridës dhe në një pjesë të madhe të bregdetit juglindor të SHBA-ve. Për Floridën që shpesh me stuhi, kjo është e treta herë që nga viti 1853 që goditet nga një uragan në muajin nëntor. Të mëparshmit ishin uragani Yankee në vitin 1935 e uragani Kate më 1985-ën.

Mar-a-Lago, në pronësi të Trumpit ishte në njërën nga zonat ku u evakuuan njerëz. E ndërtuar në një pjesë me lartësi 4.6 metra mbi det, kjo pronë u ka mbijetuar një numri të madh uraganesh që kur u ndërtua pothuajse një shekull më parë. Zyra e sigurisë e resortit e mbylli telefonin kur u pyet nga Associated Press nëse njerëzit do të evakuoheshin nga prona, pasi deri dje pasdite nuk po jepeshin shenja për diçka të tillë.

Nuk ka asnjë penalitet për injorimin e një urdhri për evakuim, por ekipet e shpëtimit nuk do të përgjigjeshin në rast rreziku. Guvernatori Ron DeSantis tha se “erërat e fuqishme ishin shqetësimi i tij kryesor dhe se mund të ketë ndërprerje të energjisë elektrike”.

Kjo stuhi do të ndikojë në pjesë të mëdha të shtetit të Floridës gjatë gjithë ditës. Dhjetëra shkolla u mbyllën, si dhe u hapën 15 vend-strehime.

Presidenti Joe Biden shpalli gjendjen e emergjencës në Florida e urdhëroi që shtetit t’u vihen në ndihmë edhe ekipet federale. Agjencia Federale për Menaxhimin e Emergjencave ende po ndihmon ata që pësuan dëme nga uragani Ian po në Florida, në fund të shtatorit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48540 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE