Vlorë, djegie makinash dhe grabitje në një dyqan pajisjesh elektronike/Policia ka pamjet, vijon hetimet!

vovalbania November 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vlorë, djegie makinash dhe grabitje në një dyqan pajisjesh elektronike/Policia ka pamjet, vijon hetimet!

Një person i maskuar me kapuç është autori i djegies së dy makinave gjatë natës në fshatin Nartë të Vlorës. Kamerat e sigurisë tregojnë këtë person ende të paidentifikuar teksa spërkat me lëndë djegëse dy automjetet dhe më pas u vë flakën. Më pas ai është larguar drejt një zone me ullishte. Pronari i mjeteve, shtetasi Arjan Gogo deklaroi në polici se nuk ka asnjë problem, ndërsa ai rezulton pronar i një lokal në fshat. Kamerat e sigurisë janë sekuestruar nga uniformat blu dhe pritet identifikimi i autorit e zbardhja e ngjarjes.

 

Në një tjetër zhvillim, po në Vlorë, një dyqan pajisjesh elektronike ra pre e një grabitjeje. Dy persona të maskuar hynë në mjediset e tij, në bulevardin Vlorë-Skelë. Siç duket nga pamjet ata hapin me forcë derën e biznesit, duke e shkelmuar dhe më pas hyjnë brenda e morën celularë dhe laptopë. Pasi kontrollojnë për disa minuta, mbushin krahët me sende e largohen me shpejtësi. Për shkak të kapuçit nuk janë të identifikueshëm, por policia po heton ngjarjen e ndodhur tre ditë më parë në qytetin bregdetar jugor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49308 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE