Ambasadori gjerman: Absurde të rrezikosh konfrontim të dhunshëm për targat

vovalbania November 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ambasadori gjerman: Absurde të rrezikosh konfrontim të dhunshëm për targat

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se duhet vullnet politik që të ulen tensionet në veri të vendit, duke thënë se kjo duhet të bëhet bazuar në marrëveshjet e arritura deri tash në Bruksel.

Ai tha se është absurde të ketë një konflikt të ri kur tashmë një i tillë brutal po ndodh në Ukrainë nga Rusia, raporton Gazeta Express.

“Nevojitet urgjentisht vullnet politik për depërshkallëzim dhe kompromise bazuar në marrëveshjet e Brukselit. Absurde të rrezikosh konfrontim të dhunshëm për targa derisa Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës me viktima tashmë të panumërta”, ka shkruar sot ambasadori gjerman në Twitter.

Urgently needed is political will for deescalation and compromises based on Brussels agreements!
Absurd to risk violent confrontation about licence plates while a brutal war is being waged against UKR by Russia with already countless victims https://t.co/kAdInLeq7c

— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 12, 2022

Ai e tha këtë derisa ka shpërndarë një postim të emisarit gjerman, Manuel Sarrazin, i cili pas takimeve me krerët shtetërorë të Kosovës, Listën Serbe dhe udhëheqësit në Serbi, tha se duhet të depërshkallëzohen urgjentisht tensionet dhe që palët të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga ndërmjetësi Miroslav Lajçak.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49292 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE