Protestë dhe bllokim rrugësh sot në Tiranë/Akset e orari kur fillon ndalimi i qarkullimit!

vovalbania November 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Protestë dhe bllokim rrugësh sot në Tiranë/Akset e orari kur fillon ndalimi i qarkullimit!

Policia e Shtetit, njoftoi se në kuadër të tubimit që këtë të shtunë do të zhvillohet nga opozita në orën 16:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, me qëllim garantimin e rendit e të sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore. Po ashtu bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të lëvizjes së pjesëmarrësve në tubim.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar prej orës 15:00, të datës së sotme e deri në përfundim të tubimit, janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”. Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, me qëllim moskrijimin e konfuzionit dhe për të mos penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se ka marrë të gjitha masat e sigurisë, në përmbushje të përgjegjësive institucionale të saj, për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, si dhe për sigurinë rrugore, në të gjithë territorin e vendit,  veçanërisht në sheshet dhe segmentet rrugore, në të cilat do të zhvillohet tubimi.

Partia Demokratike ka thirrur sot protestën kombëtare, me moton: Shqipëria në rrezik, protesto! T’i dalim zot bashkë”. Dje në një deklaratë për media, kryetari i PD-së, Sali Berisha prezantoi disa nga risitë e saj, ndër të tjera, alternativën anti-krizë që propozon Partia Demokratike dhe opozita në tërësi për përballimin e situatës së vështirë ekonomike në vend.

Mes synimeve madhore, Berisha veçoi:

Rikthimin e Shqipërisë në standardet demokratike, votën e lirë. Ndëshkimin e hajdutëve të pasurive publike dhe fondeve publike, shpartallimin e krimit të organizuar me zero tolerancë ndaj tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48639 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE