Pas fjalimeve të Berishës e Metës, tensionohet situata në protestën para kryeministrisë

vovalbania November 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas fjalimeve të Berishës e Metës, tensionohet situata në protestën para kryeministrisë

Tension në protestën e opozitës. Pak pas përfundimit të fjalimit të kryedemokratit Berisha, protestuesit u futën në pjesën e jashtme te shkallët e kryeministrisë duke çarë kordonin policor. Protestuesit kanë hedhur bojë të kuqe në murin e godinës së qeverisë.

Situata është e nderë, blutë kanë shoqëruar një person, i cili ka tentuar të thyejë derën e kryeministrisë.

Protestuesit janë drejtuar për nga shkallët e kryeministrisë për të ndezur qirinj në shenjë solidariteti për vdekjen e të riu Lear Kurti dhe Klodian Rasha. Protestuesit pavarësisht rezistencës së policisë, e kanë çarë kordonin e forcave të rendit dhe janë ngjitur në shkallët e kryeministrisë ku kanë ndezur qirinjtë.

Vijon…

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50743 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE