Vuante nga problemet me zemrën por kurrë nuk e braktisi skenën, shuhet në moshën 76-vjeçare komediani Gallagher!

vovalbania November 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vuante nga problemet me zemrën por kurrë nuk e braktisi skenën, shuhet në moshën 76-vjeçare komediani Gallagher!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare komediani i njohur Gallagher, 10 vjet pasi u tërhoq nga performanca live për shkak të komplikacioneve me zemrën. Ylli televiziv, emri i vërtetë i të cilit është Leo Anthony Gallagher Jr., fitoi famë pasi u shfaq në emisionin “Tonight Show” të Johnny Carson në vitin 1975. Gallagher, kishte qenë në gjendje të keqe shëndetësore për shumë vite dhe ishte detyruar të largohej nga qendra e vëmendjes pasi pësoi dy sulme në zemër në hapësirën e dy javëve në mars 2012.

Ylli njoftoi tërheqjen e tij nga performanca live në mars 2012, pas 32 vitesh në skenën e komedisë dhe disa ditë pasi pësoi sulmin e dytë në zemër në më pak se dy javë. Ai po shkonte drejt skenës në një bar në Teksas në mars 2012 kur papritur u rrëzua. Komediani ishte shprehur pas shfaqjes se:

Vendosa që kjo është e mjaftueshme. Unë kam 32 vjet që performoj live dhe dhe po kërkoj të dalë në pension, do të doja të paraqitesha ndoshta në festa të kompanisë.

Komediani kishte pësuar një atak në zemër një vit më parë teksa performonte në Minesota. Ylli i lindur në Fort Bragg filloi të punonte si komedian dhe muzikant pasi mbaroi kolegjin në Florida, duke udhëtuar në Kaliforni në vitin 1969 për të nisur karrierën e tij. Ai interpretoi dy herë në “The Tonight Show” me Johnny Carson në vitin 1975 dhe 1979 dhe shpejt u bë një nga komedianët më të famshëm në vend.

Ai interpretoi në 14 komedi speciale dhe u rendit si komediani i 100-të më i mirë në standup i të gjitha kohërave nga Comedy Central në 2004. Personazhi i tij në filmin biografik Weird Al Yankovic të publikuar së fundmi me protagonist Daniel Radcliffe u luajt nga Paul F. Tompkins. Gallagher ka lënë pas vajzën e tij, Aimee dhe djalin Barnaby.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48765 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE