Ky artikull është për ju vajza që periodat ju kanë “trokitur në derë” më shumë se një herë në muaj!

vovalbania November 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ky artikull është për ju vajza që periodat ju kanë “trokitur në derë” më shumë se një herë në muaj!

Nëse periodat na ‘trokasin’ në derë më shumë se një herë në muaj ne shqetësohemi pasi nga çfarë dimë, cikli menstrual ndodh çdo 28 ditë dhe zgjat nga 3 deri në 7 ditë. Ndërkohë, ka gra të cilave ky cikël u ndërpritet për t’i rinisur sërish, ose ndonëse cikli i tyre i rregullt ka mbaruar përballen me një tjetër cikël brenda një kohë të shkurtër. A është normale të ndodhë kjo? Së pari, është e rëndësishme të kuptoni ndryshimin mes njollave dhe menstruacioneve.

Ashtu si nga vetë emri, njollosja është shumë më pak gjak sesa do të shihni gjatë ciklit të rregullt menstrual. Njollat kafe mund të jenë shenjë e shtatzënisë, mund të lidhen me ovulimin si dhe me dhimbjet pas seksit. Nga ana tjetër, hormoni i stresit, kortizoli, mund të ndikojë në funksionimin e vezoreve, gjë që mund të rezultojë në fillimin e menstruacioneve më herët ose më vonë, në zgjatjen ose shkurtimin e ciklit apo dhe intensitetin e hemorragjisë që keni.

Një arsye tjetër pse mund të shihni gjakderdhje të pazakontë pas ciklit tuaj janë ilaçet që mund të keni përdorur. Pilula për parandalimin e shtatzënisë shkakton hemorragji nëse e përdorni për herë të parë.Sidoqoftë, nëse ju ndodh shpesh që të keni perioda brenda ciklit 28 ditor, me siguri ka diçka që nuk shkon dhe kërkon trajtim. Ekspertët thonë se nuk është normale të përjetoni dy herë gjatë muajit ciklin menstrual, prandaj takimi me një mjek gjinekolog është i nevojshëm.

Ka një numër arsyesh pse ndodh ajo që ndodh, duke nisur që nga infeksionet vagjinale, polipet e qafës së mitrës, të mitrës, çrregullimi hormonal, shtatzënia, apo përdorimi i kontraceptivëve. Ndërkaq, përjetimi i luhatjeve hormonale është shumë i zakonshëm gjatë ciklit tuaj menstrual. Para fillimit të menstruacioneve, ju filloni të ndiheni të lodhura dhe të fryra dhe një tjetër simptomë më e zakonshme e periodave janë aknet. Ndërsa data fillon të afrohet, hormonet tuaja fillojnë të veprojnë lart dhe gjëndra dhjamore që prodhon vaj nxjerrin sebum shtesë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50112 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE