Zbarkon ‘FBI-ja’ shqiptare, “rrethon” portin e Durrësit, ja për çfarë dyshohet

vovalbania November 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbarkon ‘FBI-ja’ shqiptare, “rrethon” portin e Durrësit, ja për çfarë dyshohet

Sërish kontrolle për drogë në portin e Durrësit. Byroja Kombëtare e Hetimit, strukturat e SPAK, policia e kufirit dhe doganës në bashkëpunim me autoritetet portuale Durrës dhe DVP Durrës janë duke ushtruar prej 1 jave kontrolle në 184 konteniere të importuar në portin e Durrësit.

Burimet bëjnë me dije se po kontrollohen ngarkesat në kontenier dhe strukturat metalike të tyre të cilat pjesë janë ngarkuar me banane te kompanise Banaking.

Pas ngjarjes së fundit me gjetjen e kokainës në kompaninë Banaking, janë ushtruar kontrolle manuele duke i kaluar kontenierët jo vetëm në skaner, por duke u kontrolluar fizikisht dhe me qentë e stërvitur për të nuhatur lëndët narkotike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE