Vdekja e Lear Kurtit, del ekspertiza: Ja çfarë ia shkaktoi vdekjen të riut

vovalbania November 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vdekja e Lear Kurtit, del ekspertiza: Ja çfarë ia shkaktoi vdekjen të riut

Ka dalë ekpsertiza mjeko-ligjorë e Lear Kurtit, i cili ndërroi mesnatën e 19 tetorit në duart e policisë në Tiranë në Komisariatin numër 3.

Sipas ekpertizës, Kurti ka ndërrruar jetë nga mbidozimi akut me lëndë narkotike të llojit kokainë.

Njoftimi:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka administruar aktin e ekspertimit mjeko-ligjor nr 494/22 datë 14.11.2022, në lidhje me shkaqet e vdekjes së shtetasit Lear Kurti.

Në përgjigje të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, përcaktohet diagnoza Anatomo-Patologjike:

Mbidozim (Helimim) akut me lëndë narkotike e llojit kokainë. Ishemi akute Hypoksite e miokardit e shoqëruar me kontraktim dhe deformim të miofibrilive, edemë e shprehur e trurit, stazë vazale dhe ekstravazat kapilar, atelektazë dhe emfizemë kompesatore e mushkrisë, hepatit kronik persistent.

Shkaku i vdekjes se shtetasit Lear Kurti ka qenë helmimi (mbidozim) akut me lëndë narkotike të llojit kokainë, i komplikuar me shok toksik, me mekanizimin e ishemisë akute të miokardit që ka sjellë për pasojë asistolinë kardiake (Ndalim i menjëhershëm i zemrës)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48703 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE