Izolim i përhershëm për liderin e opozitës ruse, Navalny!

vovalbania November 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Izolim i përhershëm për liderin e opozitës ruse, Navalny!

Lideri i burgosur i opozitës ruse, Aleksei Navalny bëri të ditur se është transferuar përgjithmonë në një qeli izolimi që do të kufizonte kontaktin e tij me të burgosurit e tjerë e gjithashtu me botën e jashtme. Në fillim të muajit, Navalny u vendos në izolim e që gjithashtu njihet si “qeli dënimi”. Por, fillimisht u raportua se atje mund të mbahej vetëm për 15 ditë, referuar një postimi në Instagram.

Politikani i njohur si kundërshtar i Kremlinit pati thënë se izolimi i tij i ri është një “qeli e rregullt, por e ngushtë, si qelia e dënimit”. Ndërkohë, i jepej mundësia të mbante jo një, por dy libra e të përdorte kioskën e burgut, edhe pse me një buxhet shumë të kufizuar.

Në postimet e tij në Twitter, Navalny informoi:

Ata po e bëjnë këtë për të më mbajtur të heshtur. Qëndrimi im në qelinë e vogël e të ngushtë zakonisht kufizohej në 15 ditë si dënim. Po ashtu, rregullat ndalojnë vizitat e gjata nga të afërmit.

Urdhri erdhi vetëm katër ditë përpara se familja e tij të vinte ta takonte. Navalny u burgos në Koloninë Famëkeqe Nr. 2, në lindje të Moskës, në mars të vitit të kaluar kur u kthye në Rusi nga Gjermania, vend në të cilin u trajtua e po rikuperohej pas një helmimi.

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se agjencitë amerikane të inteligjencës kishin arritur në përfundimin se agjentët e policisë ruse të sigurisë e helmuan Navalny-n. Edhe pse e dinte që rrezikonte arrestimin e mundshëm e dënimin me burg për shkeljen e lirimit me kusht duke shkuar në Gjermani, përsëri Aleksei Navalny u kthye në vendlindje. Ai ishte bërë lideri më i shquar i opozitës ruse, duke ekspozuar korrupsionin e nivelit të lartë, si dhe sfidoi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në qendrat e votimit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49345 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE