I dërguari amerikan për klimën, John Kerry infektohet me Covid-19

vovalbania November 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I dërguari amerikan për klimën, John Kerry infektohet me Covid-19

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për klimën, John Kerry, ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19 në bisedimet e OKB-së për klimën në Egjipt.

Një zëdhënëse e tij tha se ai po përjeton simptoma të lehta dhe vazhdon të jetë i angazhuar në bisedimet për klimën përmes telefonit.

Lajmi pason dështimin e palëve për të arritur një marrëveshje për klimën brenda afatit të së premtes. Palët do të vazhdojnë bisedimet për klimën gjatë fundjavës.

Një propozim i ri nga presidenca egjiptiane u njoftua të premten në mëngjes, i cili ishte sa gjysma e dokumentit të parë prej 20 faqesh të së enjtes, i cili u kritikua për mungesë të qartësisë dhe si një dokument i fryrë.

Por edhe propozimi i ri 10 faqësh ka pak elemente të reja krahasuar me ato të viteve të mëparshme dhe nuk përcakton hapa konkretë për zbatimin e angazhimeve për frenimin e ndryshimit të klimës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE