Rikthehet Tirana Street Food Festival, Veliaj: Aktivitete, master-klasa e koncerte nga artistë të rinj

vovalbania November 19, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Rikthehet Tirana Street Food Festival, Veliaj: Aktivitete, master-klasa e koncerte nga artistë të rinj

Rikthehet sërish Tirana Street Food Festival, festivali i vetëm i ushqimit ambulant. Kryetari i Bashkisë së Tiranës bën me dije se nga data 23 deri 29 Nëntor, Sheshi Italia do të kthehet në një kënd shijesh. Në krah të specialiteteve kulinare do të ketë aktivitete, master-klasa e koncerte nga artistë të rinj.

Gjatë këtij viti Tirana ka mbajtur titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë, një vlerësim, i cili solli në qytetin tonë mijëra të rinj nga e gjithë Europa, për të marrë pjesë në aktivitete rinore.

Mbi 1 mijë aktivitete dhe 5 mijë të rinj të aktivizuar nga i gjithë rajoni kanë qenë në projektin e Tiranës si kryeqytet evropian i rinisë për vitin 2022.

Ndërkaq, për vitin 2023, Tirana është shpallur si Qyteti Europian i Sportit. Ndër qytetet e tjera që e kanë marrë këtë titull, radhiten edhe Getafe dhe Bilbao në Spanjë, Firenze dhe Siena në Itali, Setubal dhe Brana në Portugali apo Nice në Francë.

Momenti kur Tirana u shpall Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022 ishte i papritur, i mbushur plot emocion edhe për delegacionin shqiptar që kryesohej nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Stafi i Bashkisë së Tiranës punoi për më shumë se një vit për suksesin e djeshëm. Tirana u vlerësua për fokusin tek të rinjtë, duke filluar nga ata më të vegjlit, me çerdhet, kopshtet, shkollat, këndet e lodrave etj. Suksesi i djeshëm në Amiens është një mundësi fantastike për ta kthyer Tiranën 365 ditë plot me aktivitete dhe në një pikë takimi për mijëra të rinj nga shumë vende të Europës.

Në ceremoninë në Amiens mori pjesë edhe Presidenti Francez, Emanuel Makron, i cili tha se rinia ka një rol të rëndësishëm në Europë për mbrojtjen e vlerave të padiskutueshme siç janë kultura, demokracia, klima, ekologjia. “Rinia sot në Europë dhe në Francë luan një rol të rëndësishëm. Janë disa kushte që dua t’i ndaj me juve, siç janë kultura, demokracia, klima, ekologjia, dhe angazhimi ynë për Europën tonë. Duhet të punojmë të gjithë dhe të kemi entuziazmin për të përcjellë ngjyrat e Europës, vlerat e saj. Kjo është përgjegjësia jonë!”, tha Macron.

Të ftuar specialë të pranishëm gjithashtu përfshinin Frédérique Vidal, Ministrin e Arsimit të Lartë, Kërkimit dhe Inovacionit, Gabriel Attal, Sekretarin e Shtetit për Rininë, Laurent Somon, Presidentin e Département de la Somme dhe Kryetarin e Amiens, Brigitte Fouré.

Carina Autengruber, Presidente e Forumit Rinor Evropian, në fjalën e saj, theksoi angazhimin që ka treguar Tirana për të merituar këtë vlerësim, si një qytet ku të rinjtë janë në qendër të vëmendjes. “Urime Tirana! Ju keni treguar një angazhim të madh për të ndërtuar një trashëgimi të qëndrueshme që do t’i vendosë të rinjtë në zemrën e qytetit tuaj”, tha ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49899 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE