Olsi Bylykut nuk i del inati me BBV, këtë herë tallet keq me moderimin e Ledion Liços

vovalbania February 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Olsi Bylykut nuk i del inati me BBV, këtë herë tallet keq me moderimin e Ledion Liços

Mbrëmjen e djeshme Olsi Bylyku foli gjërë e gjatë pas aludimeve që ngriti eleminimi i tij i papritur nga “Big Brother Vip”.

Me anë të një postimi në Instagram ai ironizoi autorët e “BBV” dhe vuri në dyshim vërtetësinë e tyre.

Aktori i humorit u shpreh se nuk mund të dilte përtej vetes së vetë përtej pritshmërive që sipas tij produksioni kishte.

Mirëpo teksa ky reagim i Olsit u përkrah nga një pjesë e publikut, kishte edhe të tjerë që e komentuan negativisht.

Për këta të fundit aktori bëri një tjetër reagim ndërkohë që nuk e kurseu një kunjë për moderimin e Ledion Liços, që është komentuar kaq shumë këtë sezon.

“Bëjini pak screenshoot profileve që kanë komentuar negativisht tek posti im se janë po të njëjit në faqen e tjera që komentojnë “moderimi BBV3 është më i miri se çdo vit tjetër”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE