E keni kthyer në zakon kruajtjen e hundës?! Mësoni sa e rrezikshme është ky veprim!

vovalbania August 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E keni kthyer në zakon kruajtjen e hundës?! Mësoni sa e rrezikshme është ky veprim!

Edhe pse shpesh i paralajmërojmë fëmijët të mos e bëjnë këtë veprim, një studim ka zbuluar se hunda, të paktën herë pas here, kruhet nga shumica e të rriturve, deri në 91%. Shumë njerëz nuk e kuptojnë se sa delikate dhe e ndjeshme mund të jetë lëkura në hundë dhe sa lehtë veshjet epitele në zgavrën e hundës mund të dëmtohen me gisht. Dhe sapo ajo barrierë në hundë të shpërthejë, ne arrijmë në një shtresë të kapilarëve që infektohen me grimca virale.

Të kruash hundën është një gjë krejt normale, e natyrshme, por ka kufijtë e saj se deri ku mund të shkojmë. Në një video në YouTube, Justin Cottle, drejtor laboratori në Institurin e Anatomisë Njerëzore në SHBA, flet më shumë në lidhje me këtë:

Hunda është e butë dhe e hollë, por është edhe e fortë dhe e ngurtë. Kjo sepse përbëhet nga një kërc, specifikisht kërc hialin. Arsyeja kryesore pse hunda përbëhet nga një kërc dhe jo kockë, është se kjo i mundëson asaj të deformohet nën presion, duke zvogëluar rrezikun e lëndimit.

Cottle gjithashtu shpjegon se kërci hialin mund të gjendet në të gjithë trupin, pasi është i mirë për zvogëlimin e fërkimit midis nyjeve. Në rastin e hundës, reduktimi i fërkimit është i dobishëm duke marrë parasysh sasinë e rrjedhës së ajrit. Ai më pas tregon me hollësi se çfarë ndodh brenda hundës kur kemi gjakderdhje nga hunda, e njohur gjithashtu si epitaksi.

Justin shpjegon se ka dy lloje gjakdershjesh: anterior, ku gjakderdhja ndodh në pjesën e përparme të hundës (të tilla janë rreth 90% e gjakderdhjeve të hundës) dhe të pasme. Një mënyrë e thjeshtë për të marrë epitaksi anteriore? Të kruash shumë dhe shpesh hundën. Sidoqoftë, bën sens që njerëzit ta bëjnë edhe këtë veprim. Ata “heqin pjesë të thara të mukusit që përmbajnë papastërti”, shprehet Cottle, por sidoqoftë duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos e bëjmë në mënyrë shumë agresive.

Ndërkaq, studimet rreth shqisës tepër të fortë të nuhatjes së qenit kanë mahnitur njerëzit për dekada të tëra. Një numër i madh kërkimesh sugjerojnë se qentë e stërvitur mund të nuhasin gjithçka, nga lloje të ndryshme kanceresh (përfshirë mushkëritë, gjirin, fshikëzën, vezoret, kolorektalin dhe prostatën, të fundit prej të cilave ata e zbuluan me 99% saktësi) deri te infeksionet COVID-19.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 41792 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE