Tifozët nuk përmbahen në Katar, këndojnë në kor “duam birrë”! (Video)!

vovalbania November 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tifozët nuk përmbahen në Katar, këndojnë në kor “duam birrë”! (Video)!

Ekuadori e nisi ashtu siç duhet kompeticionin më të madh për shtete, pasi mundi 0-2 Katarin në Al Bayt Stadium (Al Khor). Takimi i parë i Kupës së Botës nuk dhuroi shumë emocione dhe pati pak histori, pasi rezultati përfundimtar u vendos që në pjesën e parë, pas golave të Valencias.

Siç dihet, sipas rregullit, birrat nuk do mund të shërbehen në tribuna, por vetëm në ambientet përreth stadiumit. Kështu, tifozët e Ekuadorit janë dëgjuar gjatë gjithë ndeshjes duke kënduar: “Duam birrë, duam birrë”.

Ecuador is leading Qatar 2-0 in the first game of the 2022 FIFA World Cup 🇪🇨

Ecuadorian fans are chanting "Queremos Cerveza", which translates to "We want beer"

(via @nexta_tv)pic.twitter.com/Y3dZ9iarmt

— Sports Illustrated (@SInow) November 20, 2022

Kupa e Botës e këtij viti është e para që mbahet në një vend mysliman me kontrolle të rrepta mbi alkoolin, gjë që paraqet një sfidë unike për organizatorët e një ngjarjeje që shpesh lidhet me adhuruesit e birrës dhe sponsorizohet nga markat globale të prodhimit të saj.

Një dokument i datës 2 qershor dhe i parë nga agjencia “Reuters” jep pasqyrën e parë se si organizatorët planifikojnë të trajtojnë kërkesat e rreth 1.2 milionë tifozëve të futbollit, shumë prej të cilëve janë mësuar të pinë birrë pa kufi në ditët e ndeshjeve. Marrëdhënia e futbollit me pijet alkoolike ka qenë prej kohësh e ndërlikuar dhe në krye të Kupës së Botës 2014, Brazili hoqi ndalimin e alkoolit në stadiume, pas presionit nga FIFA.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48636 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE