Kunati i doli kundër për instagramin e Luizit? Kiara: Janë hapur shumë adresa të rreme

vovalbania May 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kunati i doli kundër për instagramin e Luizit? Kiara: Janë hapur shumë adresa të rreme

Kiara Tito ka folur për herë të parë për instagramin në emër të Luizit që menaxhohet prej saj.

Në finalen e “Big Brother Fan Club”, ajo u pyet në lidhje me komentin e bërë në një profil në Instagram në emër të kunatit të Luizit, Sokol Tahiri.

Ajo tha se instagrami do i dorëzohet Luizit në momentin që ai do të dalë nga shtëpia. Në lidhje me deklaratën e Sokolit, Kiara aludoi se adresa në emër të tij mund të jetë e rreme.

“Instagramin që po e menaxhoj unë edhe katër ditë dhe do i dorëzohet Luizit në momentin që do dalë nga shtëpia. Nuk kam folur për këtë pjesë. Qarkullojnë edhe shumë lajme të rreme dhe janë hapur edhe shumë adresa false. Nuk di çfarë bëhet”, u shpreh Kiara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48891 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE