Përmbytjet në Durrës, zona e ish-Kënetës më e prekura, uji hyn në banesa

vovalbania November 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përmbytjet në Durrës, zona e ish-Kënetës më e prekura, uji hyn në banesa

Zona e ish-Kënetës dhe fshatrat Mallkuç dhe Murqinë, janë zonat më problematike sa i takon pasojave të përmbytjeve, si pasojë e reshjeve të orëve të fundit. Në zonën e ish-Kënetës, uji ka hyrë disa centimetra brenda banesave duke shkaktuar dëme të konsiderueshme te familjet e prekura.

E njëjta situatë është edhe në rrugët e ish-Kënetës, të cilat janë të mbuluara nga uji. Një nga banorët e zonës shprehet se janë të lodhur duke u ankuar pasi prej dy dekadash askush nuk ka vënë dorë në atë zonë.

Përmbytje të tokave ka edhe në fshatrat e Mallkuç dhe Murqinë, si pasojë e daljes nga shtratit të lumit Ishëm. Edhe në këtë zonë përmbytjet janë të përsëritura.

Sipas banorëve të zonës, situata rëndohet si pasojë e mospastrimit të kanaleve kulluese. Fatmirësisht, në zonat e përmbytura të qarkut të Durrësit nuk ka pasur emergjenca njerëzore, ndërsa dëmet materiale në banesa dhe në të mbjella janë të konsiderueshme.

Ndërkaq prej ditës së djeshme moti i përkeqësuar në qytetin e Durrësit dhe të Vlorës. Kjo ka sjell pezullim të lundrimit detar. Era me fuqi deri në 20m/ s ka bërë që dhe fuqia e deti brenda gjirit të Durrësit dhe Vlorës të shkojë deri në 6 ballë.

Kapiteneria e portit të Vlorës ka njoftuar të gjitha mjetet lundruese kryesisht peshkarexhat që te mos dalin në lundrim deri në datë 22 , ku dhe pritet përmirësimi i situatës meterologjike. Por dita e sotme përgjatë gjithë vijës bregdetare të Vlorës ka bërë qe deti te ketë dallgë të larta që shkonin deri në 4 m duke krijuar spektakël nga përplasja në breg, por dhe problematika, pasi dëmtonin zonën e pishave në Pyllin e Sodës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48923 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE