Përmbytjet, problematike situata në Lezhë!

vovalbania November 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përmbytjet, problematike situata në Lezhë!

Vazhdon përmirësimi i situatës në Shkodër, pas përmbytjeve të fundit ndërsa vendi u përfshi nga moti i keq, me reshje intensive shiu. Sipas të dhënave zyrtare, sipërfaqja totale e përmbytur është 1 mijë e 130 hektarë, ndërsa rruga e Obotit kalohet vetëm me mjetet e ushtrisë. Aktualisht janë 7 familje të evakuuara, me 24 persona që po akomodohen në konvikte. Po ashtu ka gërryerje të tokave bujqësore në bregun e lumit Drin, në vendin e quajtur Mali i Vukatanit.

Por, problematike mbetet situata në Lezhë.

Ndonëse janë ndërprerë reshjet, janë 2350 ha tokë e përmbytur, 250 ha në zonën e Zadrimës, 800 ha në hidrovorin Balldre, 500 ha në fshatin Torovicë dhe 800 ha në  njësinë administrative Dajç dhe Blinisht.

Në fshatin Kakarriq vazhdon të ketë prezencë uji në 4 banesa. Rruga që lidh fshatin Torovicë me fshatin Malecaj, njësia Administrative Balldren, është e pakalueshme për mjetet e vogla.

Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla. Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) ka rënie të nivelit të ujit por vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës.

Kemi prezencë të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme dhe nga mjetet e vogla. Lumi Drin është në kuotën +1.30 m nga +2.0 m kuote kritike. Lumi Gjader ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave por të papërfillshme.

Edhe sot, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në pjesën e parë të ditës. Më pas, në bregdet e në zonat qendrore do të dominojnë kthjellime. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave në veriperëndim dhe përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Pasdite mbeten prezente reshje shiu të izoluara në zonat malore. Në relievet e larta malore në veri dhe verilindje në lartësitë kryesisht mbi 1500 metër ka reshje dëbore. Temperaturat që kanë pësuar ulje variojnë nga 2-8 gradë celcius.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48865 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE