Sondazhi i TAR/Cila nga banoret e nominuara mendoni se do të lërë shtëpinë e “Big Brother VIP”?!

vovalbania January 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sondazhi i TAR/Cila nga banoret e nominuara mendoni se do të lërë shtëpinë e “Big Brother VIP”?!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.

Në lidhje televotimin e kësaj jave në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s u ngrit një sondazh me pyetjen “Cila nga banoret e nominuara mendoni se do të lërë shtëpinë e “Big Brother VIP” këtë javë?” Të pyetur në sondazhin e TAR, shqiptarët kanë votuar: Sara (59%), Ledjona (20%), Ilnisa (14%), Roza (8%).

Mbrëmjen e kaluar kujtojmë se Sara doli nga “BBV”, por pati një mundësi të dytë, teksa kishte biletën vajtje-ardhje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE