Si t’i bëni dhomat e vogla të duken më të mëdha? Ky është sekreti

vovalbania November 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si t’i bëni dhomat e vogla të duken më të mëdha? Ky është sekreti

Ngjyra mund të transformojë plotësisht një hapësirë. Një ngjyrë relaksuese e kthen dhomën tuaj në një oaz qetësues. A e dini se disa ngjyra mund t’i bëjnë dhomat vizualisht më të mëdha?

Blu e errët për një korridor të vogël

Korridori është vendi më i mirë për të luajtur me ngjyrat, ndaj pse të mos lini një përshtypje të fortë? “Për ta bërë një apartament të vogël të duket më i madh, është mirë të filloni me ngjyrën më të fortë në korridor. Ngjyra blu e errët do të krijojë një përshtypje dramatike pas hyrjes, dhe më pas dhomat e tjera do të duken më të lehta në krahasim”, shpjegoi Joa Studholm, eksperte e ngjyrave.

Gri për një dhomë të vogël

Dhoma e ndenjes është qendra e shtëpisë për shumicën prej nesh, ndaj është e rëndësishme të krijoni një mjedis të ngrohtë, tërheqës dhe të gjithanshëm. “Grija është moderne dhe elegante, dhe në të njëjtën kohë një zgjedhje e këndshme, e sofistikuar që do ta bëjë dhomën tuaj të vogël të duket më e ndritshme dhe më e madhe”, thotë dizajnerja e brendshme Ann Hepfer.

Portokalli për dhomën e ngrënies

Nëse mendoni se ngjyrat e ndezura e bëjnë hapësirën më të vogël, mendoni përsëri. Kur bëhet fjalë për dhomën tuaj të ngrënies, ngjyra portokalli mund ta bëjë hapësirën të duket më e madhe, por edhe t’i japë shtëpisë tuaj gjallërinë shumë të nevojshme. Nuancat portokalli dhe të tokës sjellin energji të fortë.
Edhe nëse është vetëm një mur, do ta bëjë dhomën tuaj të ngrënies të ndihet më e fuqishme, thotë ekspertja e ngjyrave Cynthia Cornell.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49831 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE