Kaosi në kuvend, përjashtohen dhe 7 deputetë të Berishës e Bardhit!!

vovalbania December 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kaosi në kuvend, përjashtohen dhe 7 deputetë të Berishës e Bardhit!!

Trembëdhjetë deputetë të opozitës, protagonistët kryesorë të aksionit të koasit për më shumë se 2 muaj në parlament, nuk do të jenë pjesë e seancës së të enjtes, (14 dhjetor 2023) kur socialistët do të miratojnë marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

Pas Sali Berishës, Gazment Bardhit dhe 4 të besuarve të tyre, këtë të hënë me kërkesë të PS, Sekretariati i Etikës, përjashtoi edhe 7 deputetë të tjerë.

Ervin Salianji, Bledion Nallbati, Asllan Dogjani, Lefter Gështenja, Isuf Çela, Xhelal Mziu, e Luan Baçi u përjashtuan me 10 ditë, pasi udhëhoqën kaosin javën e kaluar, kur parlamenti votonte buxhetin mes tymueseve e kapsollave.

“Sapo hynë në sallën e seancës plenare deputetët kanë tentuar ta shkatërrojnë atë. Ata kanë marrë karriget dhe i kanë hedhur me forcë me qëllim bllokimin e foltores duke dëmtuar ekranin ku shfaqet rendi i ditës. Deputetët janë konfliktuar fizikisht, duke shtyrë dhe goditur me karrige punonjësit e Gardës.

Me fillimin e seancës plenare, deputetët përdorën flakadanë dhe kapsolla” thuhet në kërkesën e PS-së

Bashkë me 7 deputetët e përjashtuar këtë të hënë, për Gazment Bardhin Sali Berishën, Edi Palokën, Elda Hotin Flamur Nokën e Albana Vokshin në fuqi është përjashtimi i një jave më parë, i cili nuk lejon as në këtë seancë të jenë pjesë pasi ndëshkimi për ta, përfundon më 16 dhjetor.

Për grupin e deputetëve të dhunës, policia ka dërguar në SPAK padi, duke bërë që aksioni i tyre në parlament t’u rrezikojë deri në 5 vite burg.

Kërkesa është bërë për Ervin Salianjin, i cili ishte ai që udhëhoqi kaosin në kuvend, në mungesë të Bardhit dhe Bersishës, po ashtu të përjashtuar. Ndërkohë, PS kërkon përjashtimin edhe të Bledion Nallbatit, Asllan Dogjanit, Lefter Gështenjës, Isuf Çelajt, Luan Baçit e Xhelal Mziut.

Për herë të parë në histori, buxheti u miratua në seancën e 7 dhjetorit në më pak se 8 minuta seancë., për shkak të kaosit të krijuar, ku përveç tymueseve, deputetët plasën edhe kapsolla, ndërsa mblodhën sërish karriget pirg në foltore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49734 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE