Keni probleme me frymëmarrjen teksa ngjisni shkallët?! Flasin ekspertët!

vovalbania November 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Keni probleme me frymëmarrjen teksa ngjisni shkallët?! Flasin ekspertët!

Sipas kardiologut Satjit Bhusri, nëse ju merret fryma në momentin që ngjisni shkallët, kjo nuk lidhet domosdoshmërisht me faktin se sa në ‘formë’ jeni. “Terminologjia mjekësore për këtë është dispnea,” thotë kardiologu.

Ky fenomen ndodh kur zemra juaj “punon në tension”, kur jeni duke ushtruar muskujt tuaj në aktivitete të vështira, si për shembull të ecurit në një vend të pjerrët. Muskujt kërkojnë më shumë furnizim me oksigjen dhe zemra po përpiqet ta plotësojë si kërkesë. Për të risjellë balancë, trupi bën gjëra të tilla si përshpejtimi i rrahjeve të zemrës, ose ju detyron të merrni frymë më shpejt.

Sipas kardiologut tjetër Cristian Plascencia ka disa arsye të ndryshme pse kjo mund të ndodhë.

Ndoshta nuk keni ngrënë mjaftueshëm ose jeni kequshqyer, ndoshta keni pasur një cikël të vështirë stërvitjeje, ose ndoshta zemra juaj e ka të vështirë të jetë në gjendje të pompojë më shumë gjak dhe oksigjen në të gjithë trupin, teksa ngjisni shkallët. Me fjalë të tjera, nëse nuk jeni duke bërë trajnime për ngjitjen e shkallëve në stërvitjet tuaja të përditshme, nuk është çudi të keni marrje fryme. Filloni me shëtitje dhe ecje. Frymëmarrja përmes hundës gjatë aktiviteteve me intensitet të ulët mund t’ju ndihmojë të mbani rrahjet e zemrës relativisht të ulëta dhe gjithashtu të ndihmoni trupin tuaj të bëhet më efikas në frymëmarrje dhe në përdorimin e oksigjenit.

Të gjithë duam te jemi të shëndetshëm dhe kjo nënkupton padyshim një fizik të fortë. Për të pasur një fizik të fortë dhe të shëndetshëm natyrisht që duhet të kemi kujdes me regjimin ushqimor, por edhe me ushtrimet fizike. Ndërkaq, trajneri i fitnesit që ka ndihmuar shumë të famshëm të Hollywood-it vjen me disa këshilla për ju.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49433 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE