Njihen si “piktori i modës”, shuhet në moshën 89-vjeçare stilisti italian Renato Balestra!

vovalbania November 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Njihen si “piktori i modës”, shuhet në moshën 89-vjeçare stilisti italian Renato Balestra!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare stilisti italian Renato Balestra, një nga emrat e njohur të modës. Balestra mbylli sytë në Romë. Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije dy vajzat e stilistit, Fabiana dhe Federica së bashku me mbesën Sofia. Kjo e fundit pritet të marrë dhe drejtimin e markës “Balestra Maison”. Renato Balestra do të përcillët për në banesën e fundit, të martën më 29 nëntor në kryeqytet në kishën e Santa Maria del Popolo.

Rikujtojmë, se Balestra hapi atelienë e tij të parë në 1959 në Romë. I lindur në një familje arkitektësh dhe inxhinierësh, ai u dallua për shpirtin e tij artistik dhe u përcaktua si “piktori i modës”. I njohur për qëndisjet e tij artistike dhe përzierjen e pëlhurave dhe transparencave të ndryshme, emri i tij lidhej me një ngjyrë të veçantë, blu Balestra.

Pasioni i tij i fortë për kinemanë e shtyu atë të stilonte kostume për Ava Gardner në “The Barefoot Contessa” dhe “The Sun also Rises;” për Gina Lollobrigida në “Beautiful but dangerous”; për Sophia Loren në “Lucky to Be a Woman” dhe për Candice Bergen në “Aventurers”. Ai u bë i preferuari i yjeve të filmit, duke përfshirë Elizabeth Taylor, Claudia Cardinale dhe Carroll Baker.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48930 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE