Populisti Milei fiton presidencialet në Argjentinë/Zotohet për ndryshime rrënjësore!

vovalbania November 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Populisti Milei fiton presidencialet në Argjentinë/Zotohet për ndryshime rrënjësore!

Populisti krahut të djathtë, Javier Milei është fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Argjentinë të zhvilluara dje, pas një fushate tejet polarizuese gjatë të cilës premtoi një ndryshim rrënjësor të shtetit për t’u përballur me inflacionin e madh dhe rritjen e varfërisë.

Kur tani janë numëruar 99.4% e votave në balotazhin presidencial, Milei siguroi 55.7% të tyre, ndërsa ministri i Ekonomisë, Sergio Massa, 44.3%, sipas shifrave të Komisionit Zgjedhor të Argjentinës. Kjo është përqindja më e madhe e votave të fituara nga një kandidat presidencial që kur vendi i Amerikës Jugore iu rikthye demokracisë në vitin 1983.

Në rrugët e Buenos Airesit, shumë njerëz dolën për të festuar në lagje të ndryshme. Milei, një anarkisto-kapitalist i vetëshpallur dhe që është krahasuar me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, tha se “rindërtimi i Argjentinës fillon sot”. Pas fitores deklaroi:

Argjentina është në gjendje kritike. Ndryshimet për të cilat ka nevojë vendi ynë janë rrënjësore. Nuk kemi kohë për t’u ngadalësuar. Nuk ka vend për masa të vakëta.

Massa, nga partia në pushtet Peronist, e pranoi humbjen e vuri në dukje se argjentinasit “zgjodhën një rrugë tjetër”.

Duke nisur nga nesër… garantimi i funksionimit politik, social dhe ekonomik është përgjegjësi e presidentit të ri. Shpresoj se ai do ta bëjë.

Inflacioni në Argjentinë është rritur mbi 140% dhe varfëria është përkeqësuar në kohën kur Massa ka qenë në pushtet. Milei u zotua që ta zvogëlojë stafin e qeverisë argjentinase. Po ashtu, premtoi se do të fillojë të përdorë dollarin si monedhë e do ta zhbëjë Bankën Qendrore, në mënyrë që të luftojë inflacionin, për të cilin ai fajëson qeveritë e kaluara se kanë printuar para’ pa menduar dhe këtë e bënë vetëm për të financuar shpenzimet publike.

Po ashtu, theksoi se përkrah disa politika konservatore sociale, përfshirë kundërshtimin e edukimit seksual në shkolla dhe abortin, të cilat Kongresi i Argjentinës i bëri të ligjshme në vitin 2020.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE