E rëndë/ Ekzekutohet shqiptari, u qëllua në kokë. Zbardhen detajet e para

vovalbania November 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E rëndë/ Ekzekutohet shqiptari, u qëllua në kokë. Zbardhen detajet e para

Ekzekutohet me armë një shqiptar në qendër të qytetit të Krefeld në veriperëndim të Dyseldorfit. Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ndodhi të hënën në mbrëmje.

Sipas informacionit të BILD, një çiklist në pjesën jugore të qytetit në Garnstraße u godit nga disa të shtëna pak para orës 20:00. Shqiptari u rrëzua i vdekur në mes të rrugës.

Autori ose autorët mësohet se e kanë qëlluar në pjesën e pasme të kokës nga një distancë e shkurtër. Duket si një ekzekutim i plotë.

“Ka ndodhur një vrasje”, ka konfirmuar deri tani një zëdhënës i policisë. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e krimit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49350 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE