“Nipin ma kanë vrarë dhe kufomën e kanë zhdukur”, xhaxhai i Ervis Martinajt bën deklaratën e fortë

vovalbania November 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nipin ma kanë vrarë dhe kufomën e kanë zhdukur”, xhaxhai i Ervis Martinajt bën deklaratën e fortë

“Ai është vrarë dhe është zhdukur kufoma. Kundërshtarët politikë e kanë eliminuar. Hasmi nuk të zhduk xhenazen”, është deklarata e fundit e dhënë nga xhaxhai i Ervis Martinajt për nipin e tij gjatë një emisioni televiziv.

Faik Martinaj po ashtu ka deklaruar se pasojat për Ervis Martinajn kanë ardhur pas dëshmisë së Nuredin Dumanit. Ky i fundit tha se Ervis Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro për të eliminuar ish-anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Doklen.

“Ervisi më dërgoi mesazh më 9 gusht, rreth orës 19:23, na përshëndeti, s’na tha ku ishte” shtoi Faik Martinaj për Report tv.

Kujtojmë se Ervis Martinaj është zhdukur që prej muajit gusht dhe deri më tani nuk ka asnjë gjurmë për fatin e tij. Aludimet janë të shumta, duke filluar nga dyshimet për vrasje te largimi i tij nga vendi.

Nga ana tjetër, pas emërimit të Muhamet Rrumbullakut si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Rama i dha ultimatum 100 ditë për të zbardhur se çfarë ka ndodhur me mbretin e lojërave të fatit.

Deri më tani, Rama dhe Rrumbullaku kanë folur pak për rezultatin e hetimit, duke thënë se e kanë një përgjigje, por po presin prova të plota, për ta zyrtarizuar. Sakaq, Rrumbullakut i kanë mbetur dhe 8 ditë për të dhënë një përgjigje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48775 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE