Bota e muzikës në zi, shuhet në moshën 79-vjeçare legjenda e rock-ut Christine Mcvie!

vovalbania December 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bota e muzikës në zi, shuhet në moshën 79-vjeçare legjenda e rock-ut Christine Mcvie!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare Christine Mcvie, këngëtarja dhe tekstshkruesja britanike që u bë pjesë e grupit rock “Fleetwood Mac”. Vdekja e saj është bërë e ditur në një deklaratë zyrtare nga grupi në rrjetet e tyre sociale.

Nuk ka fjalë për të përshkruar trishtimin tonë për ndarjen nga jeta të Christine McVie. Ajo ishte vërtet unike, e veçantë dhe e talentuar jashtëmase. Ajo ishte muzikantja më e mirë që dikush mund të kishte në grupin e tyre dhe shoqja më e mirë që dikush mund të kishte në jetë. Ne ishim shumë me fat që patëm një jetë me të. Individualisht dhe kolektivisht, e vlerësojmë thellësisht Christine dhe jemi mirënjohës për kujtimet që kemi. Do të na mungojë shumë.

pic.twitter.com/NhXmJjWLtt

— Fleetwood Mac (@fleetwoodmac) November 30, 2022

Christine iu bashkua Fleetwood Mac në vitin 1970 dhe ishte pjesë e një prej grupeve më të mëdha rock të skenës britanike, duke qenë kompozitore e disa prej hiteve më të mëdha të grupit si “Don’t Stop”, “You Make Loving Fun”, ” Hold Me”, “Little Lies” dhe “Over My Head”. Deri në vitin 1977, me albumin e tyre “Rumours”, ata arritën sukses ndërkombëtar dhe fituan “Grammy” për “Record of the Year”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE