Lufta në Ukrainë, shpërthime në Kiev!

vovalbania October 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufta në Ukrainë, shpërthime në Kiev!

Disa shpërthime goditën sot qendrën e kryeqytetit ukrainas Kiev. Lajmin e konfirmoi kryebashkiaku Vitali Klitscho, i cili në Telegram, shkruan:

Disa shpërthime në qarkun Shevçenskivski, në qendër të kryeqytetit.

Shërbimi i emergjencave në Ukrainë, bëri të ditur se ka të vrarë dhe të plagosur në Kiev, por ende nuk dihet numri i saktë i viktimave. Shpërthimet u dëgjuan rreth 08:15, sipas orës lokale. Më pas ranë sirenat e alarmeve të sulmeve ajrore në mbarë kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Referuar dëshmitarëve, shpërthimet duket se ishin rezultat i sulmeve ajrore.

Kjo është hera e parë që Kievi goditet pas disa muajve dhe shpërthimet duket se kanë ndodhur më afër qendrës, krahasuar me sulmet e mëparshme në kryeqytetin ukrainas, që nga koha kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, – siç raporton BBC. Po ashtu gjatë natës pati raportime për sulme në Dnipro e Zaporizhja. Shpërthimet në Kiev vijnë disa ditë pasi ura e vetme që lidh Rusinë me gadishullin e aneksuar ukrainas të Krimesë, u dëmtua nga shpërthimet.

Presidenti rus, Vladimir Putin, akuzoi Ukrainën për “akt terrorizmi”, duke e fajësuar se ka përgjegjësi. Një ditë më parë, ai shtoi se “forcat e inteligjencës së Ukrainës kishin objektiv të shkatërronin një pjesë kritike të infrastrukturës civile të Rusisë”. Tre persona u vranë në shpërthimin në Urën Kerç, të shtunën e 8 tetorit.

Pas shpërthimit me tre viktima, Rusia rrit nivelin e sigurisë në të vetmen urë që e lidh me gadishullin ukrainas të Krimesë, të cilin ia aneksoi Ukrainës para 8 viteve. Presidenti Vladimir Putin urdhëroi Shërbimin Federal të Sigurisë, FSB që ta mbikëqyrë, ndërsa menjëherë nisën punimet për të rregulluar segmentet e dëmtuara.

Pamjet satelitore shfaqën tym dhe zjarr në pjesët e shkatërruara të urës, e hapur me shumë entuziazëm në vitin 2018. E cilësuar si “ndërtimi i shekullit” nga mediat ruse, me nisjen e luftës më 24 shkurt, Moska e konsideron “kyçe” për kalimin e mjeteve ushtarake, municioneve dhe forcave të armatosura për në jug të Ukrainës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE