Krasniqi zgjidhet Zv.Presidente e Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore

vovalbania December 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Krasniqi zgjidhet Zv.Presidente e Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore

Armela Krasniqi është zgjedhur zëvendëspresidente e Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore, MNRA, pas një procesi votimi ku u përfshinë përfaqësues nga 27 vendet anëtare.

Kjo është hera e parë që Shqipëria merr një pozicion të lartë drejtues në një nga platformat më të rëndësishme në fushën e transmetimeve të mediave audiovizive.

MNRA është themeluar në nëntor të vitit 1997, si një hapësirë dinamike komunikimi dhe shkëmbimi praktikash mbi modelet dhe transformimin e tregut audioviziv.

Një nga qëllimet parësore të rrjetit mbetet forcimi dhe përafrimi i qasjeve të vendeve anëtare në ballafaqimin e sfidave të sektorit audioviziv. Pjesë e Rrjetit janë autoritete rregullatore të Francës, Spanjës, Izraelit, Italisë, Greqisë, Kroacisë, Portugalisë, Marokut etj, vende që përfshijnë gjirin e Mesdheut.

Aktualisht Presidencën e MNRA e mban Presidenti i Rregullatorit kroat, ndërsa Armela Krasniqi do të ushtrojë detyrën e zv.Presidentes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48568 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE