Bindja e SHBA-ve: Çmimi tavan ndaj naftës ruse, godet financat e Putinit!

vovalbania December 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bindja e SHBA-ve: Çmimi tavan ndaj naftës ruse, godet financat e Putinit!

Sipas Shteteve të Bashkuara, çmimi i ri tavan ndaj naftës ruse, menjëherë do të ndërpriste burimin më të rëndësishëm të të ardhurave të presidentit rus, Putin. Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, tha se çmimi tavan, zyrtarisht i miratuar nga aleatët perëndimorë, erdhi pas disa muajsh punë. Vendimi ndalon shtetet që të paguajnë më shumë se 60 dollarë për një fuçi për eksportet e naftës së papërpunuar ruse, që transportohet përmes detit. Hyrja në fuqi e tij pritet më 5 dhjetor apo edhe më herët.
S

htetet me të ardhura të ulëta e të mesme janë prekur shumë nga çmimet e larta të energjisë dhe ushqimit. Më së shumti, ato do të përfitojnë nga çmimi tavan. Kjo do të kufizojë edhe më tej financat e presidentit Putinit, që i përdor për të financuar pushtimin brutal të Ukrainës. Po ashtu do të shmangë ndërprerjen e furnizimeve globale që mund të çojnë në rritjen e çmimeve të naftës në mbarë botën. Me ekonominë e Rusisë që vetëm është tkurrur, menjëherë çmimi tavan do të ndërpresë burimin kryesor të të ardhurave të Putinit.

Çmimi tavan u prezantua në shtator nga shtetet e G7-ës: SHBA-të, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia, Japonia e Bashkimi Europian. Kjo në përpjekje për të goditur aftësinë e Rusisë që të financojë luftën e saj kundër Ukrainës. Një ditë më parë, Bashkimi Europian miratoi çmimin tavan që kërkonte OK-ein e të gjitha shteteve anëtare, pasi bindi Poloninë. Varshava njoftoi mbështetje pasi u sigurua se çmimi tavan do të mbetet 5 për qind më i ulët se niveli në tregje.

U raportua se BE-ja dëshironte të vendoste çmim tavan prej 65-70 dollarësh, por ky propozim u refuzua nga Polonia, Lituania dhe Estonia, që argumentuan se ishte i lartë. Rusia dënoi vendimin, si edhe paralajmëroi se nuk do të furnizojë me naftë shtetet që aplikojnë çmimin tavan. Para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit, mbi gjysma e eksporteve të naftës në Europë vinte nga Moska.

Gjermania ishte importuesja kryesore, e ndjekur nga Holanda e Polonia. Por, që nga nisja e luftës, shtetet e BE-së kanë tentuar të ulin varësinë e tyre nga energjia ruse. Ndërkaq, SHBA-të ndaluan naftën e papërpunuar ruse.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE