Holanda “i jep topin” SHBA-së, por e mposht 3-1, skuadra e parë çerekfinaliste!

vovalbania December 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Holanda “i jep topin” SHBA-së, por e mposht 3-1, skuadra e parë çerekfinaliste!

Holanda kualifikohet me lehtësi në çerekfinale të Botërorit, pasi mposhti 3-1 Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që edhe pse patën më shumë kontrollin e topit, si dhe raste për shënim, u mungoi përvoja në nivele të tilla.

Thuajse 60% të kontrollit e pati SHBA-ja, por Holanda e Vag Gaalit u shfaq cinike, duke e ndëshkuar fillimisht me Depay-n dhe Blind dhe pas golit të Wright, me rrjetën e Dumfries.

Një Holandë pa shumë shkëlqim, me limite në lojën e saj, por me një strateg në stol si Van Gaal, që i beson më shumë mbrojtjes, duke luajtur i tërhequr, për ta goditur kundërshtarin në momente të caktuara.

Holanda do të përplaset në çerekfinale me fituesen e çiftit Argjentinë – Poloni.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48808 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE