Nis faza më drithëruese e Botërorit, dy skuadra të fuqishme zbarkojnë sot në fushë

vovalbania December 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nis faza më drithëruese e Botërorit, dy skuadra të fuqishme zbarkojnë sot në fushë

Ditën e sotme nis faza me eliminim direkt në Botërorin e Katarit. Në fushë zbresin dy nga pretendentët, Argjentina dhe Holanda.

Në 16:00 skuadra e Van Gaal sfidon SHBA-në në një ndeshje vendimtare për ecurinë e të dyja ekipeve. “Tulipanët” shihen si favoritë, por Amerika ka treguar se di të bëjë dëme, megjithëse është një ekip me djem të rinj.

Në orën 20:00 në fushë zbret Messi dhe “batalioni” i tij, që përballë ka “kangurët” e Australisë. Bardhekaltrit shihen si favoritë, por të tilla ndeshje mund të prodhojnë gjithnjë surpriza.

Messi me shokë duhet me patjetër ta likujdojnë Australinë për të vijuar në çerekfinale. Fituesit e këtyre dy çifteve përballen së bashku pikërisht në fazën e 1/4-ave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50056 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE