“S’kanë asnjë të dhënë sensitive”/ Hakerat iranianë “sfidojnë” Ramën dhe i japin mesazhin e fortë

vovalbania December 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“S’kanë asnjë të dhënë sensitive”/ Hakerat iranianë “sfidojnë” Ramën dhe i japin mesazhin e fortë

Hakerat iranianë kanë publikuar sërish ditën e sotme të dhëna sensitive, të marra nga sistemet shqiptare dhe kanë “sfiduar” hapur kryeministrin Edi Rama, i cili më herët theksoi hakerat nuk kanë asnjë të dhënë sensitive.

Së fundmi, grupi “Homeland Justice” në grupin e hapur në “Telegram” ka publikuar listën e zgjedhësve shqiptarë.

Bëhet fjalë për një databazë me kapacitet prej 741.8 MB që përmban mijëra emra qytetarësh. Në databasën e publikuar është emri, mbiemri, datëlindja e secilit qytetari si dhe cilës Bashki i përkasin.

Hakerat gjithashtu krah dosjes së publikuar kanë bashkangjitur edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama.

“Ende s’e beson që kemi akses?”, shkruajn ata, referuar dhe deklaratës së dhënë së kryeministrit Rama më herët ku tha se gjatë sulmeve kibernetike në sistemet shqiptare, hakerat nuk kanë arritur të marrin të dhëna sensitive.

“S’kanë asnjë të dhënë sensitive”/

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE