“Në listat e PD kishte socialistë”/ Plas debati në studio mes kandidatit në Kamëz dhe Flamur Nokës
vovalbania
December 04, 2022
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Kandidati i primareve të Partisë Demokratike në Kamëz Shemsi Prençi është përplasur me deputetin demokrat Flamur Noka.
Prençi: Ju kam informuar që mbrëmë se në listat e PD-së e kishte emrin Dashamir Selimi, kryetar i PS dhe nuk e kishte Françesko Muça, kryetar FRPD-së Kamëz. Këtu është problemi që unë kam parë demokratët duke qarë jo pak por 3700 veta. I kam me video.
Noka: Miku im është shumë e thjeshtë të përbaltësh një proces më të mirin që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. Por unë jam i bindur dhe nuk dyshoj te vullneti dhe te besimi i anëtarëve të PD-së. Kurrë nuk ka ndodhur që të regjistrihet një socialist, ju kanë keqinformuar.
Prençi: Unë nuk jam tërhequr nga gara, kam kontestuar procesin.