Emri/ Vrau të moshuarin në sy të gruas, gjykata merr vendimin drastik për shqiptarin

vovalbania December 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Emri/ Vrau të moshuarin në sy të gruas, gjykata merr vendimin drastik për shqiptarin

Itali- Dënohet me burgim të Përjetshëm shqiptari në Itali.

Paulin Meçaj, 32-vjeçari shqiptar i cili një vit më parë i mori jetën ish-bankierit italian Giovanni Caramuscio, është dënuar ditë ne sotme me burgim të përjetshëm.

Të njëjtin dënim ka marrë dhe bashkëpunëtori i Meçajt, Andrea Capone, nën akuzë për vrasje me dashje, grabitje me pasoja të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Ngjarja e rëndë ndodhi teksa viktima ishte duke tërhequr para nga një bankomat në qytetin e Leçes, Itali, në sy të gruas së ish-bankierit 69-vjeçar. Shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij tentuan t’i vidhnin paratë 69-vjeçarit por pasi hasën në rezistencë, e qëlluan atë me armë duke i marrë jetën.

Të dy autorët e krimit të rëndë gjatë procesit gjyqësor, fillimisht me një letër dhe më pas verbalisht në sallën e gjyqit, i kanë kërkuar falje familjes së viktimës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49246 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE