Partneri juaj i ri sapo ka lënë pas një martesë të dështuar?! Ja se si ta bëni lidhjen tuaj të funksionojë!

vovalbania December 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Partneri juaj i ri sapo ka lënë pas një martesë të dështuar?! Ja se si ta bëni lidhjen tuaj të funksionojë!

Natyrisht, të gjithë kemi një të kaluar tonën. Nëse aktualisht jeni në një marrëdhënie me dikë që vjen pas një martese të dështuar, na lini t’ju themi që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Nëse martesa e tyre nuk ka funksionuar me dikë tjetër, nuk do të thotë që nuk do të jeni personat e duhur për njëri-tjetrin. Çfarë të bëni dhe si të silleni kur njiheni me një person të tillë, apo jeni në proces që të filloni lidhjen?

Mos e përmendni fjalën “divorc”

Mos lejoni që fjala “divorc” t’ju sillet vazhdimisht nëpër kokë. Mbani mend, ka tre versione të historisë; të tij, të saj dhe ajo çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Mos e gjykoni marrëdhënien e tij, sepse nuk është çështje që ju përket juve.

Nëse ka fëmijë, prisni pak para se të takoheni me ta

Kjo është një çështje delikate. Madje edhe nëse ju të dy jeni të gatshëm për një hap të tillë, më me rëndësi është se si ndihen fëmijët. Edhe ata kalojnë nëpër procesin e divorcit të prindërve të tyre, prandaj keni parasysh që kjo është vërtet situatë delikate edhe për ta.

Mos u angazhoni shumë rreth familjes së tij

Nëse tashmë e keni takuar familjen e tij, qëndroni të qetë dhe mbani qëndrimin tuaj. Mos e krahasoni në asnjë mënyrë veten me ish-partneren e tij. Le t’ju pranojnë për atë që ju jeni.

Pranojeni ashtu siç është

Kur të krijoni lidhjen tuaj, mos u nxitoni dhe mos kërkoni diçka që është e pamundur. Shumica e të divorcuarve kanë tendencë që gjërat t’i marrin gradualisht. Jepni atij kohë.

Sipas një studimi, martesat e dyta janë më të sukseshme dhe me më shumë dshuri se ato të parat. Çiftet në martesën e dytë janë më të lumtur dhe me më pak rrezik për t’u ndarë, thuhet në një raport britanik.

Sipas Fondacionit të Martesave, 45 % e martesave të para janë të destinuara për të përfunduar në dyert e gjykatave të divorcit. Por vetëm 31 % e martesave të dyta dështojnë. Dhe burrat që martohen për herë të dytë kanë më shumë mundësi të gjejnë lumturinë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48907 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE