Roboti që shkruan dhe kryen detyra komplekse, mund t’i kërkoni edhe këshilla!

vovalbania December 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Roboti që shkruan dhe kryen detyra komplekse, mund t’i kërkoni edhe këshilla!

Roboti më i fundit nga fondacioni OpenAi i themeluar nga Elon Musk i mahniti vëzhguesit me aftësinë e tij në të shkruar dhe zotësinë e tij në kryerjen e detyrave komplekse. Sistemi i quajtur ChatGPT, është evolucioni i fundit në familjen GPT të inteligjencës artificiale në gjenerimin e tekstit. Akademikët kanë gjeneruar përgjigje për pyetjet e një provimi, për të cilin ata thonë se nëse ato përgjigje do të bëheshin nga një student, ai do të merrte notën më të lartë dhe programerët e kanë përdorur mjetin për të zgjedhur sfidat e kodimit në gjuhën e panjohur të programimit në vetëm disa sekonda, kjo para se të shpjegonin funksionalitetin.

OpenAI në një postim tha:

Formati i dialogut e bënë të mundshme që ChatGPT t’u përgjigjet pyetjeve vijuese, të pranojë gabimet e tij, të sfidojë premisat e pasakta dhe të refuzojë kërkesat e papërshtatshme.

Ndryshe nga sistemi i mëparshëm nga kompania, ChatGPT ka dalë për këdo që do ta përdorë dhe është falas. Kompania shpreson të përdorë këtë reagim për të përmirësuar versionin përfundimtar të mjetit. ChatGPT qëndron mjaft mirë tek pjesa e vet-censurimit dhe për të kuptuar kur i bëhet një pyetje e pamundur.

Për shembull nëse pyetet që të përshkruaj se çfarë i ndodhi Kolombit kur ai arriti në Amerikë në vitin 2015, modelet më të vjetra mund të kenë paraqitur me dëshirë një përshkrim krejtësisht fiktiv, por ChatGPT e njeh gënjeshtrën dhe paralajmëron se çdo përgjigje do të ishte fiktive.

Roboti gjithashtu është në gjendje të refuzojë t’u përgjigjet pyetjeve. Kërkojini atij këshilla për vjedhjen e një makine, për shembull dhe roboti do të thotë se “vjedhja e një makine është një krim i rëndë që mund të ketë pasoja të rënda” dhe në vend të kësaj do të japë këshilla të tilla si përdorimi i transportit publik.

Me shprehjet dhe lëvizjet e saj të frikshme realiste të fytyrës, Ameca cilësohet si roboti humanoid më i avancuar në botë. Ndërkaq, së shpejti ai mund të ecë. Kjo për shkak se roboti i cili është projektuar nga kompania britanike Engineered Arts ka zbuluar se inxhinierët janë duke punuar në “këmbët prototip” të cilat duhet të jenë gati brenda vitit të ardhshëm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE