Enxhi Nasufi

vovalbania August 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Enxhi Nasufi

Enxhi Nasufi lindi në rrethin e Dibrës dhe është zhvendsour në Tiranë që në moshë të vogël, ekzaktësisht 1 vjeçe. Kur ishte vetëm 3 vjeçe, Enxhi kishte shumë dëshirë të kërcente dhe të këndonte dhe nisur nga kjo, kur ishte 6 vjeçe, ajo i është futur baletit. Më pas, kur ishte në shkollë, mësuesi i saj i muzikës ngulmoi se ajo ishte shumë e talentuar në këndim dhe kështu ajo ka nisur të regjistrojë në studion e djalit të tij, i cili ishte kompozitor.

Enxhi ka marrë pjesë në festivale të ndryshme për fëmijë, ku ka fituar dy çmimet e para në festivalin më të rëndësishëm për fëmijë, “Festivali i Këngës për Fëmijë në Shkodër”. Kur ishte 11 vjeçe, ajo është angazhuar me “Kripëmjaltëzat”, në këndim dhe aktrim, ku ka fituar dhe çmimin e parë “Ylli Planetit”, realizuar nga Sirea Film dhe Digitalb. Në moshën 15-vjeçare, ishte pjesëmarrëse në “The Voice of Albania” ndërsa tre vite më vonë, pjesëmarrëse në “X Factor Albania”, ku është renditur e 4-ta.

Enxhi është gjithashtu pjesëmarrëse në “Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar”, ku ka dalë në vendin e 5-të. Enxhin e kemi parë edhe në rolin e moderatores në emisionin “Ora e Tiranës” në ekranin e Top Channel për dy sezone. Në vitin 2022 ajo gjithashtu u angazhua në prezantimin e “Festivalit të 60-të Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë”. Nga shtatori 2022 ajo është moderatore e “Wake Up” në Top Albania Radio dhe Top Channel.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48548 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE