Romeo ka urimin më të bukur për ‘superheroin’ e tij!

vovalbania December 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Romeo ka urimin më të bukur për ‘superheroin’ e tij!

Përpos aktrimit dhe drejtimit të “Më lër të flas” vëllezërit Veshaj prej pak kohësh kanë nisur karrierën e tyre dhe në muzikë, ku kanë arritur të kenë shumë sukses. Por padyshim që dhe jeta e tyre private tërheq një vëmendje shumë të madhe.

Djemtë nuk ngurrojnë që të na tregojnë momente nga përditshmëria e tyre, por më i fundit i postuar nga Romeo është me të vërtetë i veçantë. Pak orë më parë, ai ka ndarë një foto nga fëmijëria e tyre së bashku me vëllain tjetër, Marion dhe babain e tyre. Këtë postim, aktori ia ka dedikuar këtij të fundit i cili feston sot ditëlindjen duke e uruar me fjalët më të bukura.

Gëzuar ditëlindjen superhero

Para pak ditësh Romeo publikoi një projekt të ri muzikor i cili është një bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Diona Fona dhe titullohet “Amante”. Ky duet ishte një surprizë nga artistët, të cilën e kanë mbajtur të fshehtë dhe e kanë lajmëruar vetëm disa ditë më parë me anë të një video ‘TikTok-u’ të publikuar në Instagramin e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49439 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE