‘U thye paprekshmëria e Berishës’, Artan Hoxha del me reagimin e fortë dhe zbardh detajet: Ja çfarë u mungonin truprojeve

vovalbania December 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘U thye paprekshmëria e Berishës’, Artan Hoxha del me reagimin e fortë dhe zbardh detajet: Ja çfarë u mungonin truprojeve

Gazetari investigativ, Artan Hoxha komentoi incidentin e djeshëm në protestën e opozitës, ku u sulmua me grusht kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Hoxha tha se incidenti me grushtin në protestë mori vëmendjen nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor që u zhvillua dje në Tiranë. Gazetari tha për Abc Live, tha se në protestën e djeshme i vetmi truproje që ishte i armatosur ishte truproja e Ilir Metës.

Truprojat e Berishës nuk kishin armë me vete. Për këtë Hoxha tha se Berisha nuk ruhet nga Garda e Republikës për shkak të çështjes së vulës në gjykatë dhe se nuk është njohur akoma zyrtarisht si lider i PD-së.

“U thye paprekshmëria e Berishës”, tha Hoxha.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48884 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE