Media zvicerane kundër Xherdan Shaqirit, çfarë ka bërë këtë radhë futbollisti?

vovalbania September 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Media zvicerane kundër Xherdan Shaqirit, çfarë ka bërë këtë radhë futbollisti?

Së fundmi, Xherdan Shaqiri përjetoi një pritje emocionuese në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë nga tifozët kosovarë. Mesa duket kjo pritja ka “acaruar” gazetën zviceranne ‘Blick‘ të cilët nuk kanë ngurruar me ironitë kundrejt futbollistit.

Respektimi që Shaqiri i ka bërë himnit të Kosovës duke mbajtur dorën në zemër mesa duket nuk është komentuar për mirë. “Para ndeshjes, Shaqiri mban dorën në zemër gjatë himnit kombëtar të Kosovës, më pas i jep fanellën e kombëtares një djali në karrocë dhe pozon për selfie. Ju vështirë se e shihni atë në fushë”,- e nis kështu shkrimin e tyre gazeta zvicerane.

“Loja në Prishtinë është një lojë e madhe, sidomos për të. Nuk mund të ishte më emocionale. Është beteja e rëndë kundër Kosovës, kundër vendit të lindjes, atdheut të prindërve të tij”. Shaqiri ka dhënë përgjigje se pse mbajti dorën në zemër gjatë himnit kombëtar të Kosovës. “Të gjithë e dinë që kam lindur këtu, se i kam rrënjët këtu. E bëra këtë gjest për respekt për Kosovën”,-tha Shaqiri për gazetën Blick.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE