Berisha mesazh Ramës: Një njeri mund të vritet, votën e lirë nuk ta japim kurrë!

vovalbania December 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Berisha mesazh Ramës: Një njeri mund të vritet, votën e lirë nuk ta japim kurrë!

Sot në Ditën e Rinisë, kryetari demokrat Berisha zgjodhi Kuvendin Kombëtar të FRPD-së për t’iu drejtuar me mesazhe direkte kryeministrit Edi Rama.

Një njeri mund të gjuhet, mund të vritet, por kauza nuk vdes kurrë. Ne do e faktojmë shpejt Edi Rama se kauza jonë do të triumfojë, se Shqipërinë nuk ta japim kurrë, se lirinë nuk ta japim kurrë, se votën e lirë nuk ta japim kurrë!

Ata që kanë luftuar pushtuesit në histori, i kanë luftuar me moton: Ja vdekje, ja liri! Ne do i luftojmë me moton: Jetën e japim, votën nuk ta falim! Mjerë ti që ke prekur votën tonë!

Në fjalën para të rinjve demokratë, Berisha theksoi se “tani nis faza e dytë e revolucionit”, referuar përballjes me Ramën.

Në pushtet sot është një klikë që urren liritë tuaja. Është një njeri që e ka shndërruar shtetin në një makineri monstruoze të shtypjes dhe rrëmbimit të votës. Në pushtet është një njeri që përdor qindra miliona dollarë tuajat për të blerë votat.

Në pushtet është një njeri që ka krijuar një armatë të kuqe patronazhistësh që terrorizojnë nënat dhe baballarët tuaj. Në pushtet është një njeri që po bën gjithçka jo për të ardhmen tuaj, por për narkotrafikantët. Përpiqet që juve t’ju largojë me shpejtësi nga vendi.

Nuk ka vend me pasuri si Shqipëria, por këto pasuri ky i ka kthyer në mallkim për ju, prandaj shqiptarët largohen dhe marrin detin, sikur ky vend të ishte një vend i mallkuar. Asgjë nuk na ndalon ne pa realizuar qëllimet tona!

Ju mbyllni këtë Kuvend të mrekullueshëm, PD mbylli primaret. Fillon faza e dytë e revolucionit, përballja me këtë armik, me këtë pushtues që ushtron gjenocid mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.

Koha na fton: aksion, aksion dhe vetëm aksion!

E keni të qartë se liria na fton: sakrificë, sakrificë dhe vetëm sakrificë! Unë jam i bindur se ju e keni të qartë, se çfarëdo të bëjmë ne për Shqipërinë, ajo bën 100 herë më shumë për ne, prandaj ne do i dalim zot!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE