Zyrtare: Ikën Luis Enrique, vjen Luis de la Fuente në krye të Kombëtares së Spanjës!

vovalbania December 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zyrtare: Ikën Luis Enrique, vjen Luis de la Fuente në krye të Kombëtares së Spanjës!

Ajo që përflitej, tashmë është zyrtare: Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll, RFEF sot njoftoi largimin e Luis Enrique-it si trajner, post të cilin e mbante që nga viti 2018 kur pas Kupës së Botës në Rusi, pasoi Fernando Hierron.

Vendimi vjen pas eliminimit zhgënjyes të Spanjës që përballë Marokut humbi me penallti, në 1/16 e Botërorit të Katarit. Vitin e kaluar, në “Euro 2020”, Luis Enrique udhëhoqi iberikët deri në gjysmëfinale, ku me penallti u mundën nga Italia kampione. Në total, Luis Enrique bëri 40 paraqitje si trajner, duke shënuar 23 fitore, 12 barazime e 5 humbje. Përveç triumfit 7-0 në takimin e parë ndaj Kosta Rikës, Spanja dha fare pak në takimet e tjera duke e merituar largimin nga Botërori. Trajnerit Luis Enrique i mbaronte kontrata dhe drejtuesit e Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) nuk patën ndërmend t’i ofronin një akord të ri.

Nga ana tjetër, drejtuesit e futbollit spanjoll nuk humbën shumë kohë dhe menjëherë emëruan trajnerin e ri të Kombëtares, pas ndarjes me Luis Enrique-n. I përzgjedhur i RFEF është Luis de la Fuente. Prej verës së vitit 2018, ai mbante postin e trajnerit të Kombëtares U21, ndërsa ka drejtuar edhe Spanjën U19 e U18. 61-vjeçari nuk ka eksperiencë të madhe në stol. Sa i përket klubeve, rezulton se ka drejtuar vetëm dy: Athletic Bilbao e Alaves.

Zyrtarisht, De la Fuente do të marrë postin e trajnerit të kombëtares së njohur europiane, të martën e 13 dhjetorit.

Më herët u aludonte emër tjetër. Sipas radios “Cadena SER”, në krye të listës së dëshirave të drejtuesve të futbollit iberik, të cilët mendojnë se është i nevojshëm një ndryshim në stol, gjendet Marcelino, 57-vjeçari me eksperiencë të madhe në La Liga, aty ku ka drejtuar klube si Athletic Bilbao, Valencia, Villareal e Sevilla.

Në vitin 2019, me Valencian ai fitoi Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës me Bilbaon, vitin e kaluar. Marcelino qëndron pushim prej muajit qershor, pas ndarjes me klubin bask, ndërsa ulja në pankinën e Kombëtares do të ishte realizimi i një ëndrre, por që mbeti ëndërr e parealizueshme.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49368 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE