E shndërruar në një sirenë, Rina Balaj i magjepsi të gjithë me pamjen e saj!

vovalbania December 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E shndërruar në një sirenë, Rina Balaj i magjepsi të gjithë me pamjen e saj!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

Duket se Rina po punon për një projekt të ri muzikor, i cili pritet të publikohet së shpejti. E ditën e sotme bukuroshja ka publikuar pak nga xhirimet e videoklipit, ku ka mahnitur ndjekësit me pamjen e saj.  Rina ka vendosur që këtë herë të ketë një pamje shumë ndryshe nga herët e tjera dhe që asnjë nga artistet e tjera nuk e ka bërë më parë. Këngëtarja ka zgjedhur të duket si një siren dhe ka ndarë me ne një video teksa performon përpara kamerave brenda një pishene, ku me flokët e saj të gjata dhe të kuqe e ka krahasuar veten me personazhin vizatimor, sirenën Ariel.

https://www.topalbaniaradio.com/v7/wp-content/uploads/2022/12/e4235f5583e8452784dcbf4ddd4c52bd_F94FC483651A99A2272B51C7F8BAF59C_video_dashinit_001.mp4

Rinën e kemi parë shpesh herë të eksperimentoj me ‘look-un’ sidomos me flokët e saj, ku së fundmi duket se bukuroshes i janë mërzitur flokët e saj të gjata ngjyrë portokalli. Me anë të një postimi në Instastory, Rina na ka treguar se ka bërë ndryshimin e rradhës, duke i kthyer flokët e saj në ngjyrë të kuqe që gjithashtu i shkojnë shumë këngëtares. E për festat e 28-29 Nëntorit, Rina ka postuar një foto të saj me flokët e kuqe dhe ka vendosur një figurë të flamurit shqiptar e mesa duket këngëtarja qenka një vajzë shumë patriote.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48717 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE