Instruktori personal i Victoria Beckham tregon sekretet e stërvitjes së stilistes!

vovalbania August 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Instruktori personal i Victoria Beckham tregon sekretet e stërvitjes së stilistes!

Victoria Beckham ka dhënë intervista të ndryshme në lidhje me rutinën e saj të stërvitjes në të kaluarën. Së fundmi instruktori i saj Bobby Rich, ka zbuluar 6 sekretet e saj. Konsistenca është shtylla kurrizore e progresit. Është ideja e ndryshimit të qasjes suaj të stërvitjes. Dilni nga zona juaj e rehatisë dhe do të arrini aty ku duhet.

Nuk ka kuptim të vendosni objektiva në ajër. Bëjini ato specifike dhe të matshme. Bobby thotë se kjo do t’ju ndihmojë të përparoni. Më parë, suksesi i Viktorias ishte i lidhur me numrin e seancave ose orëve që ajo kalonte në palestër në javë por tani ata matin rezultatin e saj brenda çdo seance, qoftë rritja e gamës së saj të lëvizjes ose rritja e peshës që ajo ngre gjatë seancave të ndryshme.

Është e natyrshme të mendosh se sa më shumë të bësh stërvitje, aq më mirë po bën për trupin tënd, por Victoria e di se nuk është domosdoshmërisht kështu. Në një intervistë të mëparshme me “The Guardian”, ajo tregoi se dikur bëri një vrap 45-minutësh, e ndjekur nga një seancë 30-minutëshe me këmbë, 30 minuta krahë dhe shumë gjëra të tjera për disa ditë.

Stërvitja duhet të ndryshojë sipas angazhimeve dhe gjendjes fizike që ju shkakton lodhja, puna dhe objektivat e sezonit. Ka raste kur ju mund të ushtroni më shumë dhe të tjera kur keni nevojë të pushoni. Mund të jetë e frikshme të provosh të ngreshë pesha për herë të parë dhe Beckham ndjeu të njëjtën gjë. Ajo u ndihmua kryesisht nga Bobby.

Rezultatet nuk vijnë menjëherë, të ushtruarit është diçka që ju ndërtoni dhe intensifikoni hap pas hapi. Fillimisht fillojmë me shirita rezistence dhe shtangë dore për të ndërtuar forcën funksionale dhe më pas arrijmë te shtanga. Rezultati është i pashmangshëm pas një pune konsistente.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE