“Paketa Antikorrupsion”, Jorida Tabaku depoziton në Kuvend, ndryshime në 5 ligje!

vovalbania December 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Paketa Antikorrupsion”, Jorida Tabaku depoziton në Kuvend, ndryshime në 5 ligje!

Në Kuvendin e Shqipërisë, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, sot prezantoi dhe depozitoi pesë ndryshime ligjore, pjesë e “Paketës Antikorrupsion”. Në një dalje për mediat, Tabaku theksoi se “Shqipëria ka rënë me 27 vende në Indeksin e Transparency International që nga viti 2016”.

Shqipëria është në nivelin e kapjes së shtetit, ku sot korrupsioni bëhet me ligje. 12 ligje konsiderohen si ligje për kapjen e shtetit, 10 prej tyre janë miratuar në 9 vitet e fundit.  Korrupsioni është endemik dhe i përhapur në çdo institucion thotë Progres-Raporti, por njëkohësisht dhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit.  Raporti i Gjykatës Europiane të Auditimit thotë që një në tre, 30% jepen pa garë. Kontrolli i Lartë i Shtetit, KLSH ka konsideruar dëm ekonomik në 8 vitet e fundit, 8 miliardë euro, buxheti i dy viteve me radhë.

Ndër të tjera, deputetja Jorida Tabaku sqaroi se pesë projektligjet në të cilat ka propozuar amendimet përkatëse janë Ligji për Prokurimet Publike; Ligji për Koncesionet dhe Partneritetin Publik dhe Privat; Ligji për Planifikimin dhe Rregullimin e Territorit; Ligji për Investimet Strategjike; Ligji për Komisionet Hetimore.

Me këto ndryshime, ne i japim zgjidhje problemeve kryesore që ekzistojnë duke filluar nga tenderat që sot janë pa garë, duke vazhduar me tenderat të cilët sot konsiderohen sekret; me burimet e financimit të kompanive, të cilat sot janë kompani që nuk i njeh askush dhe bëjnë biznes me shtetin. Duke vazhduar me aksesin e informacionit, por njëkohësisht me transparencën dhe duke përfunduar me llogaridhënien.

56% e të anketuarve shqiptarë pohojnë se u është kërkuar ryshfet dhe 47% pranojnë se e kanë dhënë. Shifrat janë më të lartat në rajon, sipas raportit të fundit “Monitorimi i sistemit të korrupsionit 2021”, publikuar nga SELDI, Lidershipi i Europës Juglindore për Zhvillim dhe Integrim. Referuar dokumentit, “Shqipëria ka presionin e përfshirjen më të lartë për korrupsion në Ballkanin Perëndimor për të gjithë treguesit. Si për kërkimin e dhënien e ryshfetit, pranueshmërinë e rënien pre ndaj korrupsionit dhe deri në kapjen e shtetit nga bizneset”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49236 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE