“Është sulltan…”, djali i Gaz Ujkashit flet për qëllimet e babait të tij!

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Është sulltan…”, djali i Gaz Ujkashit flet për qëllimet e babait të tij!

Javën e kaluar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.

I ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live” me Erjona Rusin dhe Arjon Muçën ka qenë  Rei Ujkashi, djali i njërit prej banorëve, Gazmend Ujkashit. Ai ka folur se si e shikon lojën e babait të tij dhe tregon s eqëllimi i Gazit është të fitojë.

Erjona: Ka hyrë me aprovimin tënd apo pa aprovimin tënd? 

Rei: Me aprovimin tim dhe gjithë familjes… ai është njeri që në media ka qenë aktiv dhe është shumë social dhe gjithë natyrën që ka treguar edhe jashtë ashtu është

Erjona: Po luan babi apo është i vërtetë?

Rei: Ai është vet ai, lojën e ka dhe në jetën e përditshme edhe me ne në familje 

Erjona: Për çfarë ka hyrë?

Rei: Për të fituar, ai është sulltani i shtëpisë kshu që do fitojë

I ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live” me Erjona Rusin dhe Arjon Muçën ka qenë ish-banori i “BBV3”, Drini Zeqo, i cili u largua nga gara për shkak të një urgjence familjare. Drini ka treguar edhe për mendimin e tij për banorët dhe është shprehur se po të rikthehej do sillej ndryshe me disa prej tyre, ndër ta ka qenë Ilnisa. Ndërsa se për kë e kishte marrë më shumë malli ai përmendi Heidin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE