Albin Kurti: Policia e Kosovës nuk është e orientuar kundër serbëve!

vovalbania December 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Albin Kurti: Policia e Kosovës nuk është e orientuar kundër serbëve!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se institucionet e sigurisë në vend nuk përndjekin askënd mbi baza etnike e fetare, por vetëm sipas sjelljeve dhe veprimeve të tyre individuale ose në grup. Duke folur para deputetëve, sot në Kuvend, Kurti deklaroi:

Policia e Kosovës nuk është kurrë e drejtuar, e nxitur, e orientuar kundër serbëve. Përkundrazi, ajo ka një konsideratë shtesë për serbët në Kosovë, pikërisht për shkak të keqinterpretimeve të ndryshme, të cilat mund të bëhen nga fqinji ynë verior.

Shefi i qeverisë së Prishtinës shtoi se “pavarësisht konsideratës shtesë”, Kosova ka përgjegjësi të cilat dalin nga kushtetuta dhe ligji.
Unë kurrë nuk i barazoj serbët, pavarësisht se çfarë bëjnë e thonë. Beogradi zyrtar e ka kuptuar që nuk po mund t’i ndajë shqiptarët dhe serbët në shpjegimin e situatës në Kosovë. Përditë, serbë dhe shqiptarë takohen në Kosovë.

Po ashtu, kryeministri Kurti informoi ligjvënësit se vazhdimisht është duke u konsultuar me faktorin ndërkombëtar në lidhje me zhvillimet në Kosovë.

Por, ju duhet ta kuptoni se ata presin që ne të jemi në nivel të detyrës në vendin tonë. Janë ambasadorët e QUINT-it, por ata nuk bëhen dot ministra. Ministra janë qytetarët e këtij vendi, aktualisht në Qeverinë tonë. Qeveritë vijnë e shkojnë, por shteti mbetet.

Vendet e QUINT-it janë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia.

Situata në veri të Kosovës, Bashkimi Europian i shqetësuar për tensionet e ditëve të fundit. Një burim i rezervuar u shpreh se kjo është shumë serioze dhe rezultat i përshkallëzimit që shihet javët e fundit. Po ashtu e cilësoi vërejtje për mënyrën si veprimet e të dyja palëve çojnë te kjo situatë. Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit, EULEX, po ndihmon Policinë e Kosovës, pas dorëheqjeve masive të serbëve. Italia dërgoi përforcime para disa javësh. EULEX-i është i dyti që reagon për ruajtjen e sigurisë duke ndihmuar Policinë e Kosovës, por ky mision nuk mund të kompensojë 100 për qind hapësirën boshe të krijuar me largimin e policëve me përkatësi etnike serbe.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48802 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE